• e premte, 05 korrik 2024

Lipshtad: Sulmi më vdekjeprurës ndaj hebrenjve pas holokaustit

Lipshtad: Sulmi më vdekjeprurës ndaj hebrenjve pas holokaustit

Uashington, 9 tetor 2023 (MIA) - Komisarja speciale amerikane për antisemitizëm, Debora Lipshtad si një nga studiueset më të famshme të holokaustit në botë, sulmet e Hamasit nda Izraelit i ka vlerësuar si "më vdekjeprurës për hebrenjtë pas holokaustit".

Lipshtad tha se "nuk ka asnjë justifikim për terrorizmin barbar kundër civilëve izraelit dhe vrasjeve masive. Askush nuk ka të drejtë t'i thotë Izraelit se si të mbrohet dhe të parandalojë sulmet e ardhshme".

Presidenti amerikan Xho Bajden në fjalimin e jashtëzakonshëm nga Shtëpia e Bardhë të shtunën mbrëma deklaroi se "SHBA qëndron mbrapa Izraelit. Asnjëherë nuk do të ndalemi që t'ua ruajmë shpinën... Izraeli ka të drejtë që ta mbrojë vetën dhe popullin e vet". rq/

Foto: Vikipedia

 

QËNDRONI TË LIDHUR