• e enjte, 26 shtator 2024

Linja e parë ruse në Zaporozhjë është thyer, thotë një gjeneral ukrainas

Linja e parë ruse në Zaporozhjë është thyer, thotë një gjeneral ukrainas

Kiev, 3 shtator 2023 (MIA) - Forcat ukrainase e thyen linjën e parë dhe më të fuqishme të mbrojtjes në rajonin Zaporozhjë, deklaroi gjenerali ukrainas Oleksandar Tarnavski, i cili e kryeson kundërofensivën në jug të Ukrainës. 

Në intervistë për "Observer", Tarnavski thotë se pas pastrimit disajavor të tokës nga minat, është thyer linja e parë dhe tani pritet përparim më i shpejtë drejt linjës së dytë më të dobët ruse të mbrojtjes. 

Ai vlerësoi se Rusia i ka kushtuar 60 për qind të resurseve të saja për ndërtimin e linjës së parë të mbrojtjes, ndërsa vetëm 20 për qind për linjën e dytë dhe të tretë sepse, siç bëri të ditur, nuk ka pritur se forcat ukrainase ta thyejnë linjën e parë. 

Për përparimin e ngadalshëm të deritanishëm të kundërofenzivës ukrainase, ai thotë se shkaku vetëm ishin fushat me mina. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR