• e diel, 07 korrik 2024

Lindzi Lohan solli në jetë një djalë

Lindzi Lohan solli në jetë një djalë

 Dubai, 4 gusht 2023 (MIA) - Pasi para disa ditëve u bë nënë, Lindzi Lohan ndau një fotografi të saj pas lindjes. Në fotografi, ajo ka veshur një bluzë të shkurtër dhe pantallona të shkurtra që nxjerrin në pah barkun e saj pas lindjes.

“Jam shumë krenare për atë që ky trup ka mundur të bëjë dhe e arriti këto muaj të shtatzënisë dhe tani pason rikuperimi. Të kesh një bebe është gëzimi më i madh në botë!”, ka shkruar, ndër të tjerash Lindzi, në përshkrim. 

 Lohan vitin e kaluar u martua me Bader Shamasin. Publikoi se ishte shtatzënë në Instagram në mars të këtij viti. E solli në jetë djalin e saj në Dubai dhe e quajti Luai. Aktorja jeton në Emiratet e Bashkuara Arabe që nga viti 2014.

Filmi i saj i radhës është komedia romantike-fantastike në "Netliks" -  "Dëshira irlandeze" (Irish Wish), e cila duhet të shfaqet nga ky vit. 

Foto: Instagram

 

QËNDRONI TË LIDHUR