• e diel, 22 dhjetor 2024

Likuidohet lideri i Shtetit Islamik në Afrikën Perëndimore

Likuidohet lideri i Shtetit Islamik në Afrikën Perëndimore
Abuxha, 19 prill 2022 (MIA) – Shefi i grupit terrorist Shteti Islamik në Afrikën Perëndimore, Amar bin Umar është vrarë javën e kaluar nga forcat qeveritare nigeriane në rajonin e liqenit të Çadit, publikoi portali informativ nigerian "Politiks Nigeria".

Sipas tij, forcat e aviacionit nigerian, si pjesë e operacionit të përbashkët me ushtarë nga Nigeria dhe Kameruni, kanë kryer sulme ajrore më 14 prill në afërsi të qytetit Arin në shtetin nigerian Borno, në të cilin është vrarë Bin Umar.

Një ditë më parë, zëdhënësi i Forcave të operacioneve të përbashkëta multinacionale, koloneli Mohamed Dol, tha se Forcat e armatosura të Nigerisë, Nigerit dhe Kamerunit kishin vrarë më shumë se 110 luftëtarë, përfshirë 10 komandantë të grupeve terroriste, gjatë një operacioni të përbashkët në liqenin Çad këtë muaj.

QËNDRONI TË LIDHUR