Ligji për pyjet shkon në lexim të dytë
- Komisioni parlamentar për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave e shqyrtoi sot Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pyjet, në lexim të parë dhe e vlerësoi si të pranueshëm duke rekomanduar që të kalojë për lexim të mëtejshëm. Komisioni njëzëri e miratoi konkluzën.
Shkup, 18 qershor 2025 (MIA) - Komisioni parlamentar për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave e shqyrtoi sot Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pyjet, në lexim të parë dhe e vlerësoi si të pranueshëm duke rekomanduar që të kalojë për lexim të mëtejshëm. Komisioni njëzëri e miratoi konkluzën.
Përfaqësuesi i propozuesit, Jordan Zdravkovski, udhëheqës i sektorit në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave e arsyetoi nevojën për miratimin e ligjit. Ai njoftoi se me ndryshimet përfshihen dhe rregullohen më tej procedurat për mbrojtjen dhe rregullimin e pyjeve dhe tokave pyjore të parregulluar, me qëllim që të fitojnë kornizë ligjore dhe të mundësohet ndryshimi i kulturës kadastrale në përputhje me gjendjen faktike të mbulesës së tokës me lloje drurësh pyjorë. Propozimi i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pyjet nuk sjellë pasoja shtesë financiare mbi Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kryetari i komisionit, Lupço Nikollovski tha se jep mbështetje për ndryshimet në këtë ligj, pasi ato ishin paraqitur edhe gjatë periudhës së kaluar.
"Absurdi është se ishin bllokuar, ndërsa tani i kemi sërish në rend dite. Në thelb ju e sqaruat, përveç harmonizimit në pjesën që ka të bëjë me komisionin shtetëror. Thelbësore është se po shfuqizohet ai Komitet kombëtar i cili ishte vendosur para rreth dhjetë vitesh, por nuk ka funksionuar. Por çështja është se nëse e shohim sipas ligjit një nëpunës në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPJU) edhe deri më tani është dashur të udhëheq me shuarjen e zjarreve. Ai ka qenë i autorizuar me ligj të menaxhojë të gjithë sistemin e reagimit ndaj zjarreve. Do të thotë, nëpunësi drejtues në ministri do t’u japë urdhra për ngritjen e helikopterëve dhe aeroplanëve të të gjithë drejtorëve dhe ministrave të tjerë", tha Nikollovski.
Kjo, siç theksoi ai, është nebuloze, e pakuptimtë dhe e pamundur, sepse është kopjuar nga një projekt, insistuam dhe është mirë që sot po shfuqizohet, në mënyrë që kjo të mos jetë më pengesë. Ai shtoi se ky ishte një shembull i një ligji të shkruar keq.
Anëtarët e tjerë të komisionit nuk u paraqitën për diskutim. qa/
Foto: printskrin