• e martë, 24 dhjetor 2024

Ligji për buxhete mori mbështetje në lexim të parë në Komisionin për financim dhe buxhet

Ligji për buxhete  mori mbështetje në lexim të parë në Komisionin për financim dhe buxhet
Shkup, 26 korrik 2022 (MIA) - Ligji për buxhete, me të cilin sigurohet transparencë më e madhe dhe llogaridhënie e tërë procesit buxhetor, mori mbështetje në lexim të dytë në Komisionin për financim dhe buxhet, kumtoi ministri i Financave, Fatmir Besimi në profilin e tij në Fejsbuk. Ai theksoi se Ligji i rregullon rregullat fiskale, vendosjen e Këshillit fiskal, planifikimin afatmesëm buxhetor, publikimin e regjistrit të subjekteve publike, menaxhimin e përmirësuar me investimet publike, ndjekjen e rregullt të ekzekutimit të buxhetit, menaxhimin me mjete financiare dhe jofinanciare t shtetit dhe komunave, vendosjen e Sistemit të integruar informativ për menaxhim me financat publike dhe të tjera. "Ligji për buxhete përputhet me konceptin SMART financa i cili ka për qëllim sigurimin e kornizës për menaxhim të politikës së shëndoshë, të parashikueshme dhe të qëndrueshme fiskale dhe rritje të disiplinës dhe përgjegjësisë buxhetore. Sistemi SMART financa bazohet në qëndrueshmëri, përgjegjësi, orientim reformues dhe transparencë dhe është në pajtim me përcaktimin për përmirësim të sistemit për menaxhim me financat publike", shkroi Besimi në Fejsbuk. ab/  

QËNDRONI TË LIDHUR