• e shtunë, 29 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Liga Arabe: Zhvendosja e palestinezëve nga territoret e tyre është "e papranueshme" për rajonin

Liga Arabe: Zhvendosja e palestinezëve nga territoret e tyre është

 Dubai, 12 shkurt 2025 (MIA) - Zhvendosja e palestinezëve nga territoret e tyre në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor është "e papranueshme" për rajonin, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe, Ahmed Abul Geit.

"Është e papranueshme për botën arabe e cila e ka luftuar këtë ide për 100 vjet", tha ai në një samit të qeverive botërore në Dubai, në pyetjen për planin e presidentit amerikan Donald Tramp për të zhvendosur banorët e Gazës.

 Foto: EPA

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR