• e mërkurë, 02 tetor 2024

Liga arabe kërkon ndërprerje të menjëhershme të operacioneve ushtarake në Rripin e Gazës

Liga arabe kërkon ndërprerje të menjëhershme të operacioneve ushtarake në Rripin e Gazës

Bagdad, 16 tetor 2023 (MIA) - Shefi i Ligës arabe, Ahmed Abul Geit, ka kërkuar sot “ndërprerje të menjëhershme të operacioneve ushtarake” në Rripin e Gazës dhe krijimin e “korridoreve të sigurta” për të ndihmuar popullatën palestineze, ditën e dhjetë të luftës midis Izraelit dhe Hamasit.

"Kërkojmë ndërprerje të menjëhershme të operacioneve ushtarake dhe hapjen e korridoreve për kalim të sigurt në mënyrë që të sjellim ndihmë për popullatën", tha Sekretari i Përgjithshëm Ahmed Abul Geit gjatë një takimi me ministrat arabë të drejtësisë në Bagdad. ls/

Foto: arkiv

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR