• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Lidhja Europiane për Ndryshim: Lista e Zezë po zgjerohet me të korruptuarit e pushtetit 

Lidhja Europiane për Ndryshim: Lista e Zezë po zgjerohet me të korruptuarit e pushtetit 

Shkup, 5 dhjetor 2023 

Aleati dhe miku më i madh i shqiptarëve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për çdo ditë po zbardhin fytyrën kriminele të pushtetit aktual që udhëhiqet nga BDI, LSDM dhe paterica ASH.

Me vendosjen në Listën e zezë edhe të ish-zëvendëskryeministrit dhe biznesmenit më të afërt të pushtetit Koço Angjushev, u dëshmua se shumica e funksionarëve dhe ish-funksionarëve të këtij pushteti, ose drejtpërdrejtë janë të mbytur në korrupsion, ose po e mbështesin në mënyrë indirekte krimin.

Andaj, përzemërsisht e falënderojmë aleatin tonë strategjik, SHBA-në, që po nxjerr në pah të korruptuarit. Me këtë rast, u bëjmë thirrje institucioneve të vendit tonë që të mos flejnë, por ti hulumtojnë këto raste, ti gjykojnë sipas meritave dhe ti mbrojnë qytetarët.

I ashtuquajturi Fronti Europian, nuk ka guxim të distancohet as nga Ramiz Merko, ndërsa vazhdon që Koço Angjushevit ti jepë hapësirë të marrë ende tenderë nga shteti, dhe ta shfaq në opinion si zemër gjërë, duke pranuar gjoja donacione për institucionet e shtetit nga kompanitë e tij. Edhe pse e dimë se bizneset e tijë miliona euro kanë fituar nga paratë e qytetarëve.

Pushteti duhet të përgjigjet saktë se, kush do të mbajë përgjegjësi për Spitalin Modular, për ata që u dogjën për së gjalli dhe mos reagimin e institucioneve të vendit për të gjitha krimet që janë bërë?

Ku janë, Islam Abazi si shef i Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Valdet Xhaferi, drejtor i byrosë për ekspertizë gjyqësore?

Edhe sa jetë duhet të humben, edhe sa duhet të varfërohen qytetarët, edhe sa të rinj duhet të ikin, që pushteti të dalë nga krimi dhe të sjellë drejtësi?

Lidhja Europiane për Ndryshim

______________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR