Lideri i PKK-së ju bën thirrje luftëtarëve kurdë që të dorëzojnë armët
- – Lideri i Partisë Popullore Kurde (PKK), Abdulla Oxhallan, sot nga burgu ju bëri thirrje shokëve të tij që të dorëzojnë armët, si hap i parë konkret drejt arritjes së armëpushimit me Turqinë.
- Post By Fitore Curri
- 11:46, 9 korrik, 2025
Ankara, 9 korrik 2025 (MIA) – Lideri i Partisë Popullore Kurde (PKK), Abdulla Oxhallan, sot nga burgu ju bëri thirrje shokëve të tij që të dorëzojnë armët, si hap i parë konkret drejt arritjes së armëpushimit me Turqinë.
Në një video porosi të emetuar në kanalin Jutjub të organizatës prokurde, Oxhallan tha se beson në “fuqinë e politikës dhe paqes sociale, ndërsa jo të armëve”.
“Duhet të konsiderohet si natyrore, publikisht të sigurohet çarmatim i grupeve relevante në mënyrë që i përmbush pritjet e (parlamentit turk) dhe komisionit të tij, i shpërndan dyshimet publike dhe i përmbush detyrimet tona”, tha ai.
Oxhallan është arrestuar në një ishull në afërsi të Stambollit që nga viti 1999, ndërsa për herë të parë bëri thirrje që PKK të shpërndahet në shkurt të këtij viti.
Grupi militant për herë të parë publikoi se do të shpërndahet, me çka do të përfundojë konflikti me Turqinë që po zhvillohet nga vitet 1980 dhe në të cilin humbën jetën dhjetëra mijëra njerëz. fc/
Foto: EPA