• e premte, 05 dhjetor 2025

Lideri i lartë iranian, ajatollahu Hamnei, i hodhi poshtë negociatat bërthamore me SHBA-në

Lideri i lartë iranian, ajatollahu Hamnei, i hodhi poshtë negociatat bërthamore me SHBA-në

Teheran, 24 shtator 2025 (MIA) - Teherani nuk do të negociojë drejtëpërdrejtë me SHBA-në për programin bërthamorë, ndërsa lideri i lartë ajatolluahu Ali Hamnei i ka quajtur bisedimet me Uashingtonin "qorrsokak", ndërsa në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork aktualisht ka bisedime diplomatike në këtë temë, shkruan Al Xhezira. 

Komentet e Hamneit në televizionin shtetëror iranian dje pasuan një takimit me shefin e kreut të diplomacisë iraniane, Abas Aragçi, me diplomatë nga Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar - të njohura si E3, si dhe me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Kaja Kallas, për rivendosjen e sanksioneve të cilat duhet të hyjnë në fuqi për disa ditë. 

Rifillimi i bisedimeve me SHBA-në është një pengesë kryesore mes negociatorëve. Gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme në KB, presidenti amerikan Donald Tramp premtoi se Irani "asnjëherë nuk do të ketë armë bërthamore" duke e përshkruar Teheranin si "sponsorin më të madh të terrorizmit në botë".  

"SHBA-ja paraprakisht shpallën rezultatet e negociatave", tha Hamnei në fjalimin e tij të regjistruar.  

Plani i përbashkët i veprimit (JCPOA) u nënshkrua midis Iranit dhe fuqive botërore, përfshirë SHBA-në, dhe mundësoi heqjen e sanksioneve në këmbim të kufizimit të ambicieve bërthamore të Iranit. Por, si pjesë e politikës së tij të "presionit maksimal", Trampi riktheu sanksionet ndaj Iranit në vitin 2018.

Administrata e presidentit Xho Bajden e vazhdoi politikën e Trampit ndaj Iranit, edhe pse fillimisht e kritikoi atë.  

Vendet evropiane deklaruan se janë të gatshme të vazhdojnë afatin e sanksioneve nëse Irani vazhdon bisedimet direkte me SHBA-në për programin e tij bërthamor, i lejon inspektorëve të KB-së të kenë qasje në objektet bërthamore dhe sqaron çështjen e më shumë se 400 kilogramëve uraniumi të pasuruar, të cilin, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore, e ka në dispozicion.

Korrespondenti i Al Xheziras nga Nju Jorku, Xhejms Bejs, raportoi se shefi i diplomacisë gjermane, Johan Uadeful, deklaroi se takimi i djeshëm në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të KB-së "nuk shkoi aq mirë".

Ekipi i negociatorëve evropianë duhet të shohë disa "veprime serioze" nga Irani për të shmangur sanksionet, deklaroi shefja e lartë e diplomacisë së BE-së, Kallas. "Diplomacia ka një mundësi. Afatet po skadojnë, do të shohim. Duhet të shohim disa veprime serioze nga ana e Iranit", tha ajo.

Irani vazhdimisht ka mohuar zhvillimin e armëve bërthamore, por ka konfirmuar të drejtën e tij për përdorim paqësor të energjisë bërthamore. Fjalimi i Hamneit dje e konfirmoi doktrinën bërthamore të Teheranit: Irani nuk dëshiron armë bërthamore, por nuk do të dorëzohet përpara presionit ndërkombëtar, raportoi korrespondenti i Al Xheziras nga Teherani, Tohid Asadi. qa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR