Lideri i Hezbollahut dënoi presionin e SHBA-së ndaj Libanit
- Lideri i lëvizjes proiraniane libaneze Hezbollah, Naim Kasem, sot dënoi presionin që e ushtron SHBA-ja, të cilin, sipas tij, po përpiqen ta detyrojnë Libanin të bëjë lëshime ndaj Izraelit pa asnjë detyrim reciprok, duke shtuar se organizata e tij "nuk do t'i dorëzojë armët".
- Post By Ramize Qamili
- 07:51, 12 nëntor, 2025
Bejrut, 12 nëntor 2025 (MIA) - Lideri i lëvizjes proiraniane libaneze Hezbollah, Naim Kasem, sot dënoi presionin që e ushtron SHBA-ja, të cilin, sipas tij, po përpiqen ta detyrojnë Libanin të bëjë lëshime ndaj Izraelit pa asnjë detyrim reciprok, duke shtuar se organizata e tij "nuk do t'i dorëzojë armët".
Uashingtoni i kërkoi Qeverisë libaneze ta çarmatorë Hezbollahun, i cili doli i dobësuar në fund të nëntorit të vitit 2024 nga konflikti njëveçarë me Izraelin, ndërsa njëkohësisht dëshiron t'i ndërpresë burimet e financimit të këtij grupi islamit.
"Amerika ushtron presion ndaj qeverisë që të bëjë lëshime pa asnjë detyrim apo garanci reciproke dhe dëshiron t'i japë Izraelit duar të lira", tha Kasem në një fjalim të transmetuar nga kanali Al-Manar.
Ai shtoi se roli i qeverisë nuk është të dëgjojë diktatet amerikane dhe të fillojë t'i zbatojë ato.
Një delegacioni nga Ministria e Financave amerikane të dielën dhe të hënën kishte takim me përfaqësues libanezë. rq/
Foto: arkivi i MIA-s