• e hënë, 23 dhjetor 2024

Lideri I Hamasit refuzon të pranojë vrasjen e civilëve në Izrael 

Lideri I Hamasit refuzon të pranojë vrasjen e civilëve në Izrael 

Gaza, 7 nëntor 2023 (MIA) - Njëri nga liderët e Hamasit, Musa Abu Marzuk, ka refuztuar të pranojë se grupi militant palestinez ka kryer vrasje ndaj civilëve në Izrael, duke pretenduar se në shënjestër ishin vetëm rekrutët.   

Marzuk, njoftoi për BBC-në se "gratë, fëmijët dhe civilët janë përjashtuar" nga sulmet e Hamasit. 

Ai pretendon se lideri i krahut ushtarak të Hamasit, brigada Al-Kasam, Mohamed al Deif, u ka urdhëruar njerëzve të tij që t'i kursenin civilët. 

Sipas servisit publik britanik, pretendimet e tij janë në kundërshtim me faktet se anëtarët e Hamasit kanë qëlluar të rritur dhe fëmijë të parmatosur. 

Izraeli thekson se Hamasi në sulmet e 7 tetorit në jug të vendit ka vrarë mbi 1.400 persona, kryesisht civilë.

Marzuk tha se pengjet që mban Hamas nuk mund të lirohen përderisa Izraeli e bombardon Gazën.

Do t'i lirojmë, por, duhet t'i ndërprejmë luftimet", tha Marzuk

Marzuk është shpallur terrorist global nga Ministria e Financave të SHBA-së i akuzuar për disa pika të kooridnimit dhe financimit të aktiviteteve të Hamasit. si/mb/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR