• e diel, 10 nëntor 2024

Lideri i demokratëve shqiptarë, Basha, raportues për pasuritë e konfiksuara ruse dhe rindërtim të Ukrainës

Lideri i demokratëve shqiptarë, Basha, raportues për pasuritë e konfiksuara ruse dhe rindërtim të Ukrainës

Tiranë, 12 shtator 2023 (MIA) - Komisioni për Çështje Politike dhe Demokraci në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës ka votuar sot me unanimitet për të emëruar kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha raporter për konfiskimin e pasurisë ruse dhe përdorimin e tyre për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga agresioni i Rusisë kundër Ukrainës.

"Më herët, Basha, paraqiti një projekt rezolutë në Këshillin e Europës që bën thirrje për konfiskimin e aseteve ruse, krijimin e një fondi ndërkombëtar ku të depozitohen asetet e konfiskuara dhe vendosjen e këtyre fondeve në dispozicion të financimit për projektet e rindërtimit të Ukrainës", informon agjencia Ballkan Ueb.

Sipas burimit të njëjtë një propozim i ngjashëm po diskutohet edhe në Kongresin Amerikan ndërkohë që edhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen ka kërkuar që Rusia dhe oligarkët e saj duhet të kompensojnë Ukrainën për dëmin dhe të mbulojnë kostot për rindërtimin e vendit. fc/

Fotografia: Fejsbuku i Bashës

QËNDRONI TË LIDHUR