• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Liderët perëndimorë do të bisedojnë në telefon për krizën ukrainase

Liderët perëndimorë do të bisedojnë në telefon për krizën ukrainase
Berlin, 11 shkurt 2022 (MIA) - Liderët perëndimorë, mes të cilëve presidenti amerikan Xho Bajden, presidenti francez, Emanuel Makron dhe kancelari gjerman, Olaf Sholc sot do të bisedojnë në telefon për krizën ukrainase në kushte të tensioneve me Rusinë të cilat po rrezikojnë të eskalojnë në luftë. Në bisedime duhet të marrin pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, jens Stoltenberg, kryetarja e Komisionit evropian, Ursula fon der Lajen dhe kryetari i Këshillit evropian, Sharl Mishel, si dhe kryeministri britanik, Boris Xhonson dhe presidenti polak, Andzhej Duda. Është paraparë edhe pjesëmarrja e kryeministrit italian, Mario Dragi, kryeministrit kanadez, Xhastin Trudo, kumtoi Qeveria gjermane dhe Pallati i Eliseut. Biseda organizohet në kohë kur rriten druajtjet se Rusia do ta sulmojë Ukrainën. Sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken vlerësoi se Rusia mund ta sulmojë Ukrainën "në çdo moment", në kufij të së cilës, me muaj janë sistemuar mbi 100.000 ushtarë dhe armatim i rëndë. Disa seri bisedimesh në ditët e fundit nuk rezultuan me përparim në zgjidhjen e krizës, të cilën Perëndimi e përshkruan si krizën më të rrezikshme që nga Lufta e ftohtë para tre dekadave. Kremlini sot kumtoi se bisedimet në të cilat një ditë më parë në Berlin u tubuan përfaqësuesit e Rusisë, Ukrainës, Gjermanisë dhe Francës nuk dhanë "kurfarë rezultati". ab/

QËNDRONI TË LIDHUR