• e diel, 22 dhjetor 2024

Liderët financiarë të G7 premtuan se do ta pengojnë inflacionin dhe të forcojnë zinxhirët e furnizimit

Liderët financiarë të G7 premtuan se do ta pengojnë inflacionin dhe të forcojnë zinxhirët e furnizimit

Nigata, 13 maj 2023 (MIA) - Liderët financiarë të Grupit të Shtatë vendeve më të pasura të demokracive liberale (G7) në fund të takimit treditor në Japoni shprehën mbështetjen e tyre për Ukrainën dhe vendosmërinë për të siguruar zbatimin e sanksioneve kundër Rusisë për shkak të agresionit të saj.

Ministrat e financave të G7 dhe shefat e Bankave qendrore kanë përfunduar bisedimet në Nigata të Japonisë me deklaratë të përbashkët ku theksuan se do të vënë nën kontroll inflacionin, do të ndihmojnë vendet që luftojnë me borxhe të larta dhe do të përforcojnë sistemet financiare.

Ata gjithashtu u zotuan të punojnë së bashku për të ndërtuar zinxhirë furnizimi më të qëndrueshëm dhe për të zhvilluar burime të pastra të energjisë për të përforcuar qëndrueshmërinë ekonomike globale ndaj fatkeqësive natyrore.

Në komunikatën nuk përmendet konkretisht Kina ose "detyrimi ekonomik" për të arritur qëllime politike, si ndëshkimi i vendeve që ndërmarrin masa lidhur me një vend tjetër.

Personat zyrtarë që morën pjesë në bisedime duket se janë larguar nga dënimet e hapura të Kinës, duke pasur parasysh investimin e lartë që shumica e vendeve i vendosin në marrëdhëniet e mira me Kinën, e dyta sipas madhësisë ekonomike në botë, transmeton Beta.

Bisedimet e liderëve financiarë janë në përgatitje për samitin e G7 të javës së ardhshme në Hiroshima, në të cilin pritet të marrë pjesë edhe presidenti amerikan Xho Bajden edhe krahas krizës së borxhit në SHBA që mund ta sjell vendin deri te ajo të mos mund ta kthejë borxhin nëse nuk zgjidhet në javët në vazhdim.

Edhe pse ministrja amerikane e Financave, Xhenet Jelen paralajmëroi se mossuksesi për të ngritur nivelin e borxhit për t'i lejuar qeverisë së saj të vazhdojë të paguajë faturat do të çojë në katastrofë ekonomike, do të shkatërrojë qindra mijëra vende pune dhe do të prishte potencialisht sistemet financiare globale, kjo temë nuk u përmend në mbyllje të komunikatës nga mbledhja e liderëve financiarë.

Anëtarët e G7 premtuan se do të punojnë së bashku për të "forcuar globalisht rezistencën ekonomike ndaj goditjeve të ndryshme, të qëndrojnë fuqishëm për të mbrojtur vlerat e përbashkëta dhe për të ruajtur efikasitetin ekonomik duke mbështetur një sistem multilateral të lirë dhe korrekt bazuar në rregulla". 

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR