• e shtunë, 22 shkurt 2025

Liderët evropian mbërritën në Paris në samitin për Ukrainën

Liderët evropian mbërritën në Paris në samitin për Ukrainën

Paris, 17 shkurt 2025 (MIA) - Liderët kryesor evropian sot mbërritën në Pallatin e Eliseut në Paris në një samit të jashtëzakonshëm të thirrur nga presidenti francez Emanuel Makron, qëllimi i së cilës është të arrihet marrëveshje për përgjigje të koordinuar të ndryshimit në politikë në lidhje me luftën në Ukrainë nga ana e presidentit të ri amerikan Donald Tramp, transmetuan agjencitë botërore.

Kryeministri britanik Kir Starmer dhe kancelari gjerman Olaf Sholc ishin ndër shefat e parë të shteteve të cilët i priti Makron.

Në samit do të bisedohet për luftën në Ukrainë dhe sigurinë evropiane për shkak të brengës së liderëve evropian se Trampi mund t'i izolojë aleatët e tij shumëvjeçar.

I dërguari special i Trampit për Ukrainën, Kit Kelog, tha se Evropa nuk do të përfshihet drejtpërdrejtë në negociatat për Ukrainën, edhe pse megjithatë do të ketë kontribut. sa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR