Liderët evropian e përshëndetën marrëveshjen për Gazën
- Presidenti francez, Emanuel Makron deklaroi se Franca do të vazhdojë të udhëheqë bisedimet me partnerët ndërkombëtar për t'i dhënë fund luftimeve në Gazë dhe krijimin e shtetit palestinez.
- Post By Qefsere Abduli
- 11:15, 9 tetor, 2025
Paris, 9 tetor 2025 (MIA) - Presidenti francez, Emanuel Makron deklaroi se Franca do të vazhdojë të udhëheqë bisedimet me partnerët ndërkombëtar për t'i dhënë fund luftimeve në Gazë dhe krijimin e shtetit palestinez.
"Kjo marrëveshje duhet të shënojë fundin e luftës dhe fillimin e një zgjidhjeje politike të bazuar në zgjidhjen me dy shtete", deklaroi Makron në një postim në X.
"Franca është e gatshme të kontribuojë për këtë qëllim. Do të bisedojmë për këtë sot pasdite në Paris me partnerët tanë ndërkombëtar", shtoi ai.
Kryeministri britanik, Kir Starmer theksoi se "marrëveshja tani duhet të zbatohet plotësisht, pa vonesa, dhe të shoqërohet me heqjen e menjëhershme të të gjitha kufizimeve për ndihmën humanitare për Gazën, e cila do të shpëtojë jetë.
Ai tha se ky është një moment lehtësimi i thellë, veçanërisht për pengjet, familjet e tyre dhe popullatën civile të Gazës, dhe u shprehu falënderime SHBA-së, Egjiptit, Katarit dhe Turqisë për përpjekjet e tyre "të palodhura" diplomatike.
"Apelojmë te të gjitha palët të përmbushin detyrimet që kanë marrë përsipër, t’i japin fund luftës dhe të ndërtojnë themelet për një përfundim të drejtë dhe të qëndrueshëm të konfliktit dhe një rrugë të qëndrueshme drejt paqes afatgjate", deklaroi Starmer.
Kancelari gjerman, Fridrih Merc, deklaroi se hapat e para nga marrëveshja mes Izraelit dhe Hamasit janë inkurajues. Sipas tij, ato ofrojnë një shpresë të re për pengjet dhe familjet e tyre, për njerëzit në Gazë dhe për gjithë rajonin.
"Për herë të parë pas një kohe të gjatë, ekziston një perspektivë reale për paqe në rajon. I bëjmë thirrje të gjitha palëve të përmbushin premtimet e tyre, të ndalin luftën dhe të hapin rrugën drejt një paqeje të qëndrueshme. Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë fuqishëm këtë proces", shkroi Merc në X. qa/