Liderët evropianë mbërrijnë në Shtëpinë e Bardhë përpara bisedimeve me Trampin
- Liderët evropianë kanë filluar të mbërrijnë në Shtëpinë e Bardhë përpara bisedimeve me Presidentin amerikan Donald Tramp dhe Presidentin ukrainas Volodimir Zelenski për një marrëveshje të mundshme paqeje me Rusinë.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 18:53, 18 gusht, 2025
Uashington, 18 gusht 2025 (MIA) - Liderët evropianë kanë filluar të mbërrijnë në Shtëpinë e Bardhë përpara bisedimeve me Presidentin amerikan Donald Tramp dhe Presidentin ukrainas Volodimir Zelenski për një marrëveshje të mundshme paqeje me Rusinë.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rute, Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajeni dhe Kryeministri britanik Kir Starmer janë të parët që mbërrijnë, pasi u takuan me Zelenskin në Ambasadën e Ukrainës në Uashington.