• e hënë, 23 dhjetor 2024

Liderët evropianë do t'i bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë ta "shfrytëzojnë mundësinë historike" që e ofron plani i BE-së

Liderët evropianë do t'i bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë ta

Bruksel, 9 shkurt 2023 (MIA) - Shefat e shteteve dhe qeverive të BE-së në samitin që do të mbahet sot dhe nesër, mes tjerash, do të bisedojnë edhe për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës. Përfaqësuesit e BE-së konfirmuan se ajo pikë është e përfshirë në çastin e fundit.

Në konkludimet e samitit do të përfshihet edhe dialogu për normalizim të mëtutjeshëm të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Shefat e shteteve dhe qeverive të BE-së do ta cekin nevojën urgjente për përparim në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë përmes dialout me ndërmjetësim të BE-së.

"Këshilli i Evropës e përshëndetë propozimin evropian që marrëdhëniet mes dy palëve të vendosen në bazë të re dhe të qëndruehsme si mundësi historike që duhet ta shfrytëzojnë të dyja palët për ta realizuar perspektivën e tyre evropiane", ceket në projekt-konkludimet, në të cilat patë qasje nga Radio Evropa e Lirë.

Gjithashtu, përmes konkludimeve do t'u bëhet thirrje të dyja palëve "tërësisht dhe pa kushte t'i zbatojnë" obligimet që i ndërmorën në suaza të dialogut, përfshirë edhe marrëveshjet e vitit 2013 dhe 215 për krijimin e Asociacionit të komunave serbe në Kosovë.

Propozimi i BE-së iu parashtrua autoriteteve në Prishtinë dhe Beograd dhe është përmbajtur na Franca, Gjermania dhe SHBA-ja. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR