• e diel, 01 shkurt 2026

Liderët evropianë: Danimarka dhe Grenlanda duhet të vendosin për të ardhmen e tyre

Liderët evropianë: Danimarka dhe Grenlanda duhet të vendosin për të ardhmen e tyre

 Paris, 6 janar 2026 (MIA) - Liderët e Francës, Gjermanisë, Italisë, Polonisë, Spanjës, Britanisë së Madhe  dhe Danimarkës sot lëshuan një komunikatë të përbashkët për Grenlandën, ku theksohet se territori i Arktikut i përket Danimarkës.

 "Danimarka dhe Grenlanda, dhe vetëm ato, duhet të vendosin për çështjet që kanë të bëjnë me ata", theksohet në komunikatën e liderëve evropianë, transmeton "Gardian".

Liderët evropianë, gjithashtu, theksuan se së bashku me aleatë të tjerë, kanë "rritur praninë, aktivitetet dhe investimet e tyre për të siguruar sigurinë në Arktik dhe për të penguar kundërshtarët”.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR