• e hënë, 23 dhjetor 2024

Liderët e Senatit amerikan kërkojnë nga Rusia që ta lirojnë gazetarin e arrestuar të Uollstrit xhurnal

Liderët e Senatit amerikan kërkojnë nga Rusia që ta lirojnë gazetarin e arrestuar të Uollstrit xhurnal

Uashington, 8 prill 2023 (MIA) - Dy njerëzit kryesorë në Senatin amerikan – demokrati Çak Shumer dhe republikani Miç Mekonel kanë kërkuar nga Rusia që menjëherë ta lirojë gazetarin e Uall strit xhurnal, Evan Gershkoviç dhe vlerësuan se “gazetaria nuk është krim”.

Ky është një shembull i rrallë i një deklarate të nënshkruar bashkërisht nga partitë Demokratike dhe Republikane të SHBA-së, komentojnë agjencitë botërore.

Gershkoviç është gazetari i parë që arrestohet në Rusi për spiunazh të dyshuar që nga fundi i Luftës së ftohtë, ndërsa SHBA-ja kërkon që të ndërpritet urgjentish, siç thonë aresti ilegal.

"E dënojmë me forcë ndalimin e padrejtë të shtetasit amerikan dhe gazetarit të Uall strit xhurnal, Evan Gershkoviç dhe kërkojmë që ky gazetar i pavarur i njohur dhe i respektuar ndërkombëtarisht të lirohet menjëherë", tha Shumer, si lider i shumicës demokrate në Senat dhe Mekonel, lider i pakicës republikane në Senar.

Sipas deklaratave të tyre, Gershkoviç ka qenë i akredituar nga Ministria e Punëve të Jashtme ruse për të punuar si gazetar në Rusi dhe "autoritetet ruse nuk kanë paraqitur asnjë provë të besueshme për të mbështetur pretendimet e tyre të sajuara".

Gershkoviç kërcënohet me dënim me burg prej 20 vjetëve mb/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR