• e martë, 26 nëntor 2024

Liderët e grupeve politike në PE më 18 korrik do të votojnë për mandatin e dytë të Fon der Lajenit në krye të KE-së

Liderët e grupeve politike në PE më 18 korrik do të votojnë për mandatin e dytë të Fon der Lajenit në krye të KE-së

Strasburg, 11 korrik 2024 (MIA) - Parlamenti Evropian (PE) më 18 korrik do të votojë për kandidaturën për mandatin e ri të kryetares aktuale të Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, u vendos sot në mbledhjen e Konferencës së kryetarëve, e cila përbëhet nga Kryetari i Parlamentit  dhe liderët e grupeve politike në PE.

 Politiko raporton se votimi për të ardhmen e Fon der Lajenit si kryetare e Komisionit është caktuar për 18 korrik në orën 13:00, ndërsa rezultatet e votimit do të shpallen rreth orës 14:45. Sipas agjendës së PE-së për seancën e javës së ardhshme në Strasburg, fon der Lajeni do të flasë fillimisht në orën 9 të mëngjesit, pasuar nga një debat që do të zgjasë deri në orën 11:00.

 Fon der Lajenit i nevojitet mbështetje nga më shumë se 361 nga gjithsej 720-të eurodeputet për ta siguruar mandatin e dytë. Votimi në Parlamentin Evropian për kryetar  të Komisionit është i fshehtë. 

 Nëse kryetarja aktuale e Komisionit nuk merr mbështetjen e 361 deputetëve, liderët e BE-së duhet të propozojnë një kandidat tjetër për atë funksion brenda një muaji.s qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR