• e shtunë, 12 korrik 2025

Liderët e G7-shit tubohen në Kanada, në hije të konfliktit izraelito-iranian

Liderët e G7-shit tubohen në Kanada, në hije të konfliktit izraelito-iranian

Kananaskis, 15 qershor 2025 (MIA) - Liderët botërorë arrijnë në Kanada për të marrë pjesë në Samitin e Grupit shtatë (G&) në pushimoren Kananaskis, Alberta.

G7-shin e përbëjnë Kanadaja, SHBA-ja, Franca, Italia, Japonia, Gjermania dhe Britania e Madhe, ndërsa në Samit merr pjesë edhe Bashkimi Evropian, si dhe shefa tët jerë të shteteve të ftuar nga kryeministri kanadez, Mark Karni.

Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski do të marrë pjesë dhe pritet të takohet me presidentin amerikan, Donald Tramp.

Liderët e tjerë botërorë do të takohen me Trampin në format grupor dhe në bisedime bilaterale.

Presidentja meksikane, Klaudia Sheinbaum do të marrë pjesë dhe deklaroi se pret takim të parë personal me Trampin. Mes pjesëmarrësve të rinj janë kancelari gjerman, Fridrih Merc, kryeministri britanik, Kir Starmer dhe kryeministri japonez, Shigeru Ishiba.

Para samitit, tashmë vërehet një rezistencë e butë ndaj Trampit nga liderët e tjerë të G7-shit, shkruan Frans24. Presidenti francez, Emanuel Makron planifikon ta vizitojë Grenlandën gjatë fundjavës në shenjë të solidaritetit evropian.

Karni deklaroi se SHBA-ja tashmë nuk është fuqi "dominuese" në botë pas tarifave të Trampit, të cilat krijuan çarje në partneritetin shumëvjeçar mes SHBA-së dhe Kanadasë.

"U qëndruam në krah amerikanëve gjatë Luftës së Ftohtë dhe në dekadat më pas, kur SHBA-ja luajti rol dominues në skenën botërore. Sot, ai dominim është e kaluar", tha Karni në gjihën franceze javën e kaluar.

Ai shtoi se pas rënies së Murit të berlinit në vitin 1989, SHBA-ja u bë hegjemoni global, pozitë që është minuar nga natyra transaksionale e Trampit, i cili pak vëmendje i kushton mbrojtjes së vlerave demorkatike apo sundimit të së drejtës.

"Tani SHBA-ja po fillon ta monoteizojë hegjemoninë e vet: paguajnë për qasje drejt tregjeve të tyre dhe i ulin kontributet relative për sigurinë tonë kolektive", tha Atëherë Karni.

Sulmet e Izraelit ndaj Iranit dhe më pas sulmet hakmarrëse nga Teherani shtuan dimension të ri në situatën globale dhe me siguri do të dominojnë në diskutimet gjatë samitit. Tema të tjera prëfshijnë tarifat e Trampit dhe luftën në Ukrainë.

Kryeministrja italiane, Xhorxha Meloni u pozicionua si "urë" mes administratës së Trampit dhe pjesës tjetër të Evropës, por mbështetja e saj e fuqishme për Ukrainën dhe kërcënimet e Trampit për tarifat ndaj mallrave evropiane e vendosën në situatë të vështirë. Edhe përkundër përpjekjeve të ldierëve të G7-shit për të evituar konflikte publike me Trampin, vizioni i tij për botën mbetet jokompatibil në masë të madhe me qëllimet e tyre, shkruan Frans24. ab/

fotо: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR