Liderët e G7 kumtuan se do të formojnë grup punues për çështjet e intelegjencës artificiale
- Liderët e vendeve të G7 sot kumtuan se do të formojnë grup punues për çështjet e intelegjencës artificiale, në kuadër të së cilës do të bisedohet për përdorimin e saj përgjegjës dhe rreziqet lidhur me të, mes të cilave janë edhe dezinformatat.
- Post By Besnik Shuki
- 13:10, 20 maj, 2023
Hiroshimë, 20 maj 2023 (MIA) - Liderët e vendeve të G7 sot kumtuan se do të formojnë grup punues për çështjet e intelegjencës artificiale, në kuadër të së cilës do të bisedohet për përdorimin e saj përgjegjës dhe rreziqet lidhur me të, mes të cilave janë edhe dezinformatat.
"Do t'i obligojmë ministrat resorë ta inicojnë procesin...me formimin e grupit punues, i cili do të ketë interaksion me organizatat ndërkombëtare dhe në kuadër të të cilit do të mbahen diskutime për intelegjencën gjenerative artificiale", thuhet në deklaratën e përbashkët të liderëve të G7, të cilët takohen në qytetin japonez, Hiroshima.
Diskutimet në grupin punues do të fokusohen në "menaxhimin, mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale" dhe "shfrytëzimin me përgjegjësi" të teknologjive të reja, si dhe mënyrat për luftë kundër "manipulimit me informata" dhe kundër "dezinformatave". bsh/