• e martë, 24 dhjetor 2024

Liderët e G7 kanë shprehur respekt ndaj viktimave nga bomba bërthamore në Hiroshima

Liderët e G7 kanë shprehur respekt ndaj viktimave nga bomba bërthamore në Hiroshima

Hiroshima, 19 maj 2023 (MIA) - Liderët e shtatë vendeve më të zhvilluara industriale (G7) e kanë shënuar përkujtimin ndaj viktimave nga bomba bërthamore të hedhur ndaj qytetit japonez Hiroshima në fund të Luftës së Dytë botërore, njoftoi DPA.

Shefat e shteteve dhe qeverive e kanë vizituar përmendoren e viktimave nga bomba e hedhur nga aviacioni ushtarak amerikan më 6 gusht të vitit 1945, duke vendosur lule që u kanë dhuruar nxënësit japonezë në Parkun memorial të paqes në qytet.

Bomba bërthamore e hedhur në vitin 1945 e ka shkatërruar qytetin, duke vrarë rreth 70 mijë persona në vendin e ngjarjes dhe edhe 70 deri 80 mijë gjatë muajve të ardhshme.

Bomba e dytë është hedhur në Nagasaki tre ditë më vonë. Bombat ishin përdorimi i parë i armës bërthamore dhe prej atëherë nuk është përdorur armë bërthamore, njofotn DPA. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR