• e hënë, 23 dhjetor 2024

Liderët e EKOWAS të enjten do të diskutojnë për hapat e mëtutjeshëm ndaj Nigerit

Liderët e EKOWAS të enjten do të diskutojnë për hapat e mëtutjeshëm ndaj Nigerit

Abuxha, 7 gusht 2023 (MIA) - Liderët e komunitetit ekonomik të shteteve të Afrikës perëndimore EKOWAS të enjten planifikojnë të takohen në kryeqytetin e Nigerisë, Abuxha, për t'i dakorduar hapat e mëtutjeshëm për përballje me krizën në Niger, vend i cili më 26 korrik ishte marrë nga hunta ushtarake, deklaroi sot zëdhënësi i grupacionit EKOWAS për DPA-në.

Organizata 15-anëtarëshe javën e kalaur i vendosi ultimatum njëjavor sunduesve të rinj, të cilët me grusht shtet e morën pushtetin në vend. Ultimatumi, me të cilin bëhet thirrje që hunta e re ta kthejë presidentin e zgjedhur në mënyrë demokratike të Nigerit, Mohamed Bazum, skadoi dje. DPA sqaron se në ultimatum ishte cekur se organizata do të ndërmarrë edhe masa më serioze, që mund të përfshijnë edhe dhunë, nëse Bazum nuk kthehet në pushtet.

Kryeministrat e EKOWAS duhet të takohen në Abuxha, konfirmoi zëdhënësi i EKOWAS-it, Amos Lungu për DPA-në.

Presidenti nigerian Bola Tinubu është kryesues aktual me organizatën EKOWAS.

Mali dhe Burkina Faso janë suspenduar nga kjo organizatë pasi që qeveritë e tyre u morën nga ushtria me grush shtete. TË dy vendet, të cialt i ndajnë kufijtë me Nigerin, qëndruan në anën e sunduesve të rinj ushtarak në Niger dhe kërcënuan se çdo intervenim në këtë vend do ta konsiderojnë si "shpallje lufte", përkujton DPA.

Bazum u arrestua, ndërrua dhe zëvendësua me liderin e puçit, komandantin e gardës presidenciale, Abdurahman Tçiani, i cili e suspendoi Kushtetitën e vendit dhe i shpërndau të gjitha institucionet kushtetuese. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR