• e hënë, 23 dhjetor 2024

Liderët e BE-së uruan fitoren e Trampit në zgjedhje

Liderët e BE-së uruan fitoren e Trampit në zgjedhje

Bruksel, 6 nëntor 2024 (MIA) - Kryetari i Këshillit të BE-së, Sharl Mishel dhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen uruan fitoren e kandidatit republikan Donald Tramp në zgjedhjet e djeshme presidenciale në SHBA.

"Urime për presidentin e sapozgjedhur Donald Tramp. BE-ja dhe SHBA-ja kanë aleat të përhershëm dhe lidshmëri historike. Si aleatë dhe miq, BE-ja me padurim pret ta vazhdojë bashkëpunimin tonë konstruktiv", theksoi Mishel në urimin e publikuar në Iks.

Në postim ai më tutje shton se BE-ja do ta vazhdojë kursin e saj në përputhje me agjendën strategjike si një partner i fortë, i bashkuar, konkurrues dhe sovran në mbrojtjen e sistemit multilateral të bazuar në rregulla.

Fon der Lajen, sërish në një deklaratë me shkrim tha se "përgëzon nga zemra" Trampin për zgjedhjen e tij si presidenti i 47-të i SHBA-së dhe se me padurim pret sërish të punojë me të për avancimin e agjendës së fortë transatlantike.

"Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja janë më shumë se aleatë të zakonshëm. Ne jemi të obliguar me partneritet të vërtetë ndërmjet njerëzve tanë, duke bashkuar 800 milionë qytetarë", theksoi Fon der Lajen.

Sipas saj, kjo lidhje ndërmjet BE-së dhe SHBA-së është thellë e rrënjosur në historinë e tyre të përbashkët, përkushtimin ndaj lirisë dhe demokracisë dhe qëllimet e përbashkëta për siguri dhe për mundësi për të gjithë.

"Le të punojmë së bashku në partneritetin transatlantik që vazhdon të ofrojë për qytetarët tanë. Miliona vende pune dhe miliarda në tregti dhe investime në çdo anë të Atlantikur varen nga dinamika dhe stabiliteti i marrëdhënieve tona ekonomike", thekson kryetarja e KE-së. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR