Liderët e BE-së i dërguan mesazhin e parë Trampit pas inaugurimit
- Liderët e BE-së i uruan sukses Donald Trampit në mandatin e tij të dytë si president i SHBA-së, njoftoi DPA.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 19:34, 20 janar, 2025

Bruksel, 20 janar 2025 (MIA) - Liderët e BE-së i uruan sukses Donald Trampit në mandatin e tij të dytë si president i SHBA-së, njoftoi DPA.
Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajeni dhe kryetari i Këshillit Evropian Antonio Kosta pasdite në platformën X i shprehën urimet më të mira presidentit të ri amerikan.
"BE me padurim pret të punojë ngushtë me ju për t'u përballur me sfidat globale", shkruan të dy, raportoi DPA.
Në publikimin në X përfshin një thirrje drejtuar administratës së re për bashkëpunim të ngushtë me BE-në.
"Së bashku, shoqëritë tona mund të arrijnë prosperitet më të madh dhe të forcojnë sigurinë e tyre të përbashkët. Kjo është forca e qëndrueshme e partneritetit transatlantik", shkruan Kosta dhe Fon der Lajeni në një deklaratë të përbashkët në X.
Foto: Arkivi i MIA-s