Liderët e BE-së do të takohen nesër që të bisedojnë për Ukrainën
- – Liderët e BE-së do të takohen nesër në margjinat e samitit të G20 në Johanesburg që të bisedojnë për situatën në Ukrainë, deklaruan sot kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen dhe kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta.
- Post By Fitore Curri
- 20:40, 21 nëntor, 2025
Johanesburg, 21 nëntor 2025 (MIA) – Liderët e BE-së do të takohen nesër në margjinat e samitit të G20 në Johanesburg që të bisedojnë për situatën në Ukrainë, deklaruan sot kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen dhe kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta.
“Biseduam me presidentin Zelenski. Biseduam për situatën momentale dhe theksojmë qartë se asgjë nuk duhet të vendoset për Ukrainën pa Ukrainën”, deklaruan Koshta dhe fon der Lajen në rrjetin social “X”.
Presidenti ukrainas Volodomir Zelenski deklaroi se i ka informuar Komisionin Evropian dhe kryetarin e Këshillit Evropian për planin paqësor të presidentit amerikan Donald Tramp për Ukrainën. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s