• e diel, 22 dhjetor 2024

Liderët e Ballkanit uruan fitoren e Trampit në zgjedhje

Liderët e Ballkanit uruan fitoren e Trampit në zgjedhje

Zagreb, 6 nëntor 2024 (MIA) - Liderët e Ballkanit sot uruan kandidatin e Partisë Demokratike Donald Tramp me rastin e fitores në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Presidentja sllovene Natasha Pirc Musar mirëpriti fitoren e Donald Trampit dhe konfirmoi përkushtimin e vendit të bashkëpunojë me SHBA-në për ballafaqimin me sfidat globale.

"Familja jonë transatlantike dhe gjithë komuniteti ndërkombëtar përballen me shumë sfida sot, ndërsa lidershipi juaj në ballafaqimin me to është vendimtar. Vetëm së bashku mund të ndërtojmë një botë më demokratike, më të sigurt dhe të gjelbër", shënoi Pirc Musar në urim.

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq i dërgoi urim republikanit Donald Tramp për fitoren e bindshme në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

"Urime për fitoren e bindshme dhe mandatin e dytë presidencial", publikoi Plenkoviq në platformën Iks.

"Gëzohem në bashkëpunimin tonë dhe përparimin e mëtejshëm në marrëdhëniet kroato-amerikane", shtoi kryeministri kroat.

Edhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, në mëngjes dërgoi urim për fitoren e Donald Trampit.

"Së bashku përballemi me sfidat serioze që na presin. Serbia është e përkushtuar në bashkëpunimin me SHBA-në për stabilitet, prosperitet dhe paqe", tha Vuçiq në Instagram.

Kryeministri i Maqedonisë Hristijan Mickoski në urimin për Trampin tha se "kjo fitore është vërtetim i besimit të thellë të popullit amerikan në parimet e lirisë dhe demokracisë".

" Me padurim presim thellimin e mëtejshëm të partneritetit dhe bashkëpunimit tonë të fuqishëm, veçanërisht në fushat e sigurisë, zhvillimit ekonomik dhe reformave demokratike", publikoi në profilin e tij në Fejsbuk kryeministri Mickoski. Ai shënoi se Maqedonia mbetet e përkushtuar në ndërtimin e lidhjeve ende më të forta me SHBA-në, si aleat dhe mik strategjik, të cilat do të vazhdojnë ta përforcojnë stabilitetin dhe përparimin e gjithë rajonit.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani uroi fitoren e Trampit dhe të Xhej Di Vens.

"Në emër të popullit të Republikës së Kosovës, i shpreh urimet tona të përzemërta Donald Trampit dhe Xhej Di Vens për zgjedhjen e tyre si President dhe Zëvendëspresident i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. SHBA-të mbeten partner i palëkundur dhe aleat kyç i Kosovës. Me shumë kënaqësi pres bashkëpunimin me Administratën e re për ta thelluar më tej lidhjen tonë të veçantë dhe aleancën strategjike", ka shkruar presidentja Osmani.

Me padurim pres të punoj me administratën e re që plotësisht ta thellojmë lidhjen tonë të vetme dhe aleancën strategjike", tha Osmani.

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, gjithashtu i dërgoi urime Trampit. "Mali i Zi dhe SHBA janë miq dhe partnerë të fortë, të bashkuar dhe me qëllime dhe vlera të përbashkëta, të kahëzuara drejt përmirësimit të demokracisë, sigurisë, stabilitetit dhe lirisë", shënoi Millatoviq në rrjetin X.

Lideri i partisë bullgare që fitoi zgjedhjet e fundit GERB, Bojko Borisov uroi Trampin për fitoren zgjedhore dhe shprehu gatishmëri "sërish së bashku të punojnë".

Kryeministri grek Kirijakos Micotakis e uroi fitoren zgjedhore të Trampit duke porositur se Greqia me padurim pret thellim të mëtejshëm të partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve dhe punë të përbashkët në çështjet e rëndësishme rajonale dhe globale.

Kryeministri shqiptar Edi Rama përveç urimeve të Trampit theksoi se ishte një nder për të që të bashkëpunonte me presidentin e 46-të të SHBA-së, Xho Bajden.

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan uroi "mikun" e tij Donald Tramp për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale në SHBA, pas, siç tha ai "betejën e madhe". Besoj se do të bëhen disa përpjekje për një botë më të drejtë në këtë epokë të re e cila filloi me zgjedhjen e popullit amerikan", tha Erdogan në postimin në rrjetin IKS. Ai shtoi se shpreson në përfundimin e konflikteve dhe krizave aktuale rajonale, veçanërisht në konfliktin ndërmjet Izraelit dhe Hamasit në Gaza dhe lufta ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës.

Republikani Donald Tramp në mëngjes shpalli fitore të zgjedhjeve presidenciale në SHBA, duke thënë se është mirënjohës ndaj amerikanëve që e rizgjodhën në krye të shtetit. sa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR