Liderët e Australisë, Zelandës së Re dhe Kanadasë bënë thirrje për armëpushim urgjent në Rripin e Gazës
- Liderët e Australisë, Zelandës së Re dhe Kanadasë në një deklaratë të përbashkët sot bënë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës.
- Post By Fami Bajrami
- 13:06, 26 korrik, 2024

Melburn, 26 korrik 2024 (MIA) - Liderët e Australisë, Zelandës së Re dhe Kanadasë në një deklaratë të përbashkët sot bënë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës.
"Urgjentisht është i nevojshëm një armëpushim", theksojnë ata.
"Popullsia civile duhet të mbrohet dhe nevojitet një rritje e vazhdueshme e fluksit të ndihmës në të gjithë Gazën për të zgjidhur situatën humanitare", thuhet në kumtesë. rq/
Foto: arkivi i MIA-s