• e premte, 05 dhjetor 2025

Liderët botërorë sot tubohen në Nju-Jork për të debatuar në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së

Liderët botërorë sot tubohen në Nju-Jork për të debatuar në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së

Nju-Jork, 23 shtator 2025 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp me fjalimin e tij sot do ta hapë sesionin e 80-të të Debatit të përgjithshëm vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së në Nju-Jork, lajmëroi DPA.

Në ditën e parë të debatit do të flasin edhe presidenti brazilian, Luiz Inasio Lula da Silva, presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan dhe presidenti francez, Emanuel Makron.

Debati duhet të fillojë në orën 9 sipas kohës lokale (13 sipas Griniçit), transmeton agjencia gjermane.

Sekretari i përjgithshëm i KB-së, Antonio Guteresh, dhe kryesuesja e Asamblesë së Përgjithshme, Analena Berbok, gjithashtu janë planifikaur të flasin sot.

Për sot është caktuar edhe mbledhje e Këshillit të Sigurimit të KB-së ku do të debatohet për luftën në Ukrainë, ku pritet të marër pjesë presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski.

Gjatë javës së ardhshme në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së është planifikuar të flasin rreth 150 shefa të shteteve dhe qeverive, ndërsa fokusi i debatit këtë vit është konflikti në Lindjen e Afërt, lufta në ukrainë dhe financat e pasigurta të KB-së, së bashku me rolin e ndryshuar gjeopolitik të SHBA-së, ljamëroi DPA. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR