• e shtunë, 17 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Liderët botërorë i bënë homazhe Papa Françeskut

Liderët botërorë i bënë homazhe Papa Françeskut

Romë, 21 prill 2025 (MIA) - Shumë politikanë botërorë i bënë homazhe Papa Françeskut pasi u publikua lajmi se kreu suprem i Kishës katolike romake ka vdekur mëngjesin e sotëm, duke theksuar se ai ka arritur të frymëzojë miliona njerëz edhe jashtë katolicizmit.

Presidenti francez Emanuel Makron shprehu gjithashtu respekt të thellë për Papën, duke vënë në dukje se gjatë pontifikatës së tij ai ishte gjithmonë me anëtarët më të cenueshëm dhe më të dobët të shoqërisë.

"Në kohë lufte dhe brutaliteti, ai kishte një ndjenjë për të tjerët, për më të dobëtit," tha Makron, duke shtuar se Papa Françesku, nga Buenos Aires deri në Romë, donte që Kisha të sillte gëzim dhe shpresë për më të varfërit.

Kancelari i mundshëm i ardhshëm i Gjermanisë, Fridrih Merc, tha se Papa Françesku do të mbahet mend për përfaqësimin e tij të palodhur për anëtarët më të cenueshëm të shoqërisë.

Kryeministri holandez Dik Shof e përshkroi Papa Françeskun si një "njeri të popullit", i cili, me jetën e tij të thjeshtë, shërbimin dhe dhembshurinë, është bërë shembull për shumë njerëz, si për katolikët ashtu edhe për ata që nuk kanë besimin katolik.

"Komuniteti i ndritur katolik i jep lamtumirën një udhëheqësi që njohu problemet serioze të kohës sonë dhe tërhoqi vëmendjen drejt tyre," tha Shof.

Presidenti izraelit Isak Hercog dërgoi një mesazh në të cilin e theksoi besimin dhe simpatinë e tij të thellë për Papa Françeskun.

"Ai ia kushtoi jetën e tij ndihmës së të varfërve dhe thirrjes për paqe në një botë të mbushur me konflikte. Shpresoj që lutjet e tij për paqen në Lindjen e Afërt dhe kthimin e sigurt të pengjeve në Gazë së shpejti do të përmbushen", publikoi Hercog në Iks. 

Vatikani pak orë më parë përmes video-kumtesës publikoi se Papa Françesku ka vdekur në moshën 88-vjeçare. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR