• e shtunë, 14 qershor 2025

Liderët arabë premtuan ripërtëritje të Rripit të Gazës pa shpërngulje të popullatës

Liderët arabë premtuan ripërtëritje të Rripit të Gazës pa shpërngulje të popullatës

Bagdad, 17 maj 2025 (MIA) - Pjesëmarrësit e samitit të 34-t të Ligës arabe sot në Bagdad premtuan se do të punojnë në ripërtëritje të Rripit të Gazës kur do të përfundojë lufta.

Në samitin vjetor morën pjesë edhe emiri i Katarit, sheiku Tamim bin Hamad el Tani, dhe presidenti i Egjiptit, Abdel Fatah el-Sisi, ndërsa në mesin e mysafirëve ishin edhe kryeministri i Spanjës, Pedro Sançez, dhe sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh, të cilët bënë thirrje për lirim të pengjeve izraelite në Gazë dhe dërgim të ndihmës humanitare në territorin i cili është nën bllokadë izraelite.

Guteresh tha se KB hedhë poshtë çfarëdo lloji të "shpërnguljes së dhunshme" të palestinezëve.

Në mars, në samitin e jashtëzakonshëm të Ligës arabe në Kajro ishte plan i miratuar për ripërtëritje të Gazës pa shpërngulje të rreth dy milionë banorëve.

Izraeli në ditët e fundit i prëforcoi sulmet ndaj Gazës, ndërsa kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu premtoi eskalim të mëtutjeshëm në mënyrë që ta realizojë qëllimin e tij - shkatërrimin e lëvizjes palestineze Hamas.

Kryeminsitri i Irakut, Mohamed Shia el-Sudani, tha se "gjenocidi në Gazë ka arritur përmasa të cilat nuk janë parë në asnjë konflikt në histori". Në fjalimin në tij në samit, ai bëri thirrje që të mundësohet ndihma për Gazën dhe tha se Iraku do të punojë në themelimin e një fondi arab për ripërtëritje në të cilin Bagdadi do të investojë 20 milionë dollarë për Gazën dhe shumë të ngjashme për Libanin.

El-Sisi tha se Egjipti, në koordinim me Katarin dhe SHBA-në, "investon përpjekje intensive që të arrihet ndërprerje e zjarrit" në Gazë, duke e cekur si një prej rezultateve lirimin e pengut, shtetasin izraelito-amerikan Edan Aleksandar.

Ai tha se Egjipti planifikon të organizojë konferencë ndërkombëtare për ripërtëritje të Gazës "kur do të prëfundojë agresioni".

Presidenti palestinez, mahmud Abaz i bëri thirrje Hamasit të tërhiqet nga pushteti në Gazë dhe së bashku me grupet e tjera militante t'ia dorëzojë armatimin Administratës palestineze.

Hamasi e mori kontrollin e Gazës nga Administrata palestineze e Abazit, e cila mbështetet nga Perëndimi, në vitin 2007, ndërsa tentimet për pajtim mes rivalëve dështuan disa herë. ab/

Foto: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR