• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Li paralajmëroi për "kaos dhe përplasje" të mundshme në Azi

Li paralajmëroi për

Pekin, 30 mars 2023 (MIA) – Azia duhet të shmangë kaos dhe konflikt ose e ardhmja e rajonit do të humb, deklaroi sot kryeministri i Kinës Li Keçijang në Forumin e sivjetmë të Boaos për Azinë, që po mbahet në ishullin kinez Hainan.

"Në këtë botë të pasigurt, sigurinë që e ofron Kina është një spirancë për paqen dhe zhvillimin botëror. Kështu ka qenë edhe në të kaluarën dhe kështu do të mbetet edhe në të ardhmen", theksoi Li, duke shtuar se Kina do të vazhdojë me reformat dhe hapjen.

Li theksoi se edhe krahas të dhënave të dobëta ekonomike në dy muajt e parë të vitit 2023, Kina është në rrugën e rimëkëmbjes pas përfundimit të politikës me normë zero të kovidit, që u hoq në dhjetor të vitit të kaluar pas protestave   masive në vend.

“Kina do të vazhdojë të kërkojë përparim derisa e ruan stabilitetin, do ta konsolidojë dhe zgjerojë momentin e rimëkëmbjes ekonomike dhe do të promovojë përmirësimin e përgjithshëm të performancës ekonomike të Kinës”, theksoi Li. 

Ekonomia e Kinës në vitin 2022 ka shënuar rritje vetëm, që është  performanca më e dobët në dekada, me përjashtim të vitit 2020, kur koronavirusi e prishi biznesin, udhëtimin dhe tregtinë.

 Në Forum marrin pjesë dhjetëra liderë afaristë, përfshirë ehde dejtorin ekzekutiv të "Epëll" (Apple), Tim Kuk, drejtorin ekzekutiv të HSBC, Noel Kvin dhe themeluesi i "Blekston" (Blackstone), Stiven Shvarcman. 

 Ndër liderët politikë që marrin pjesë në këtë ngjarje janë kryeministri spanjoll Pedro Sançez, vendi i të cilit  nha 1 korriku kryeson me BE-në,   si dhe kryeministri i Malajzisë Anvar Ibrahim. ar/

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR