Li: Kina dhe SHBA-ja duhet të gjejnë mënyrën e duhur për bashkëpunim në epokën e re
- Kryeministri kinez Li Çijang deklaroi se Kina dhe SHBA-ja, duke parë drejt të ardhmes, duhet të gjejnë mënyrën e duhur për të bashkëjetuar në epokën e re, raportoi sot grupi mediatik kinez (China Media Group).
Nju Jork, 26 shtator 2025 (MIA) - Kryeministri kinez Li Çijang deklaroi se Kina dhe SHBA-ja, duke parë drejt të ardhmes, duhet të gjejnë mënyrën e duhur për të bashkëjetuar në epokën e re, raportoi sot grupi mediatik kinez (China Media Group).
Kryeministri Li e bëri këtë deklaratë mbrëmë gjatë një takimi me organizata miqësore në SHBA, përfshirë përfaqësues nga Këshilli i biznesit të SHBA-së dhe Kinës, Komitetit Kombëtar për Marrëdhënie mes SHBA-Kinë, Odës Ekonomike amerikane dhe Këshillit për marrëdhënie të jashtme, si dhe shkencëtarë e drejtues biznesi, në margjinat e debatit të përgjithshëm të sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
"Marrëdhëniet mes Kinës dhe SHBA-së janë marrëdhëniet më të rëndësishme dypalëshe në botë, tha Li, duke shtuar se të dyja vendet mund dhe duhet të jenë partnerë dhe miq.
Ai tha se shkëmbimi miqësor mes Kinës dhe SHBA-së është një temë kryesore dhe një trend i përgjithshëm, dhe citoi presidentin kinez Si Xhinping, i cili tha se "Oqeani Paqësor është mjaftueshëm i gjerë për të përfshirë si Kinën, ashtu edhe SHBA-në, si dhe vendet e tjera".
"Si dy vende kryesore në botë, Kina dhe SHBA-ja duhet ta respektojnë njëra-tjetrën, të bashkëjetojnë në paqe, të synojnë bashkëpunim të ndërsjellë të dobishëm dhe të arrijnë mirëqenie të përbashkët përmes suksesit të përbashkët. Marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare janë një komponent i rëndësishëm i lidhjeve dypalëshe" përfundoi Li. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s