• e martë, 24 dhjetor 2024

Levi: Izraeli pret luftime të ashpra në fazën e dytë të luftës, Hamasi ka zgjedhur fushën e betejës

Levi: Izraeli pret luftime të ashpra në fazën e dytë të luftës, Hamasi ka zgjedhur fushën e betejës

 Tel Aviv, 5 dhjetor 2023 (MIA)  -  Izraeli pret luftime të ashpra në fazën e re të luftës në Rripin e Gazës, por është i hapur për "informacion të kthyeshëm konstruktiv" për reduktimin e viktimave civile, përderisa këshillat e tillë  janë në përputhje me qëllimin e vendosur për shkatërrimin e Hamasit, njoftoi sot qeveria izraelite.

"Tani po ecim përpara me fazën e dytë. Faza e dytë do të jetë e vështirë në aspektin ushtarak", deklaroi zëdhënësi i qeverisë Ejlon Levi. 

Forcat izraelite kanë nisur operacionet në pjesën jugore të Rripit të Gazës, ku ka rreth një milion refugjatë palestinezë nga zonat veriore të enklavës, të cilët janë larguar nga konfliktet e mëparshme. 

 Tel Avivi për momentin po përballet me presion të madh ndërkombëtar, duke përfshirë edhe nga Uashingtoni, për t'i reduktuar viktimat civile gjatë veprimeve të tij ushtarake.

"Çdo informacion të kthyeshëm  konstruktiv që marrim, çdo këshillë serioze ushtarako-strategjike se si të sulmohet Hamasin duke minimizuar dëmtimin e civilëve, sigurisht që do t'i mirëpresim", tha Levi. 

 Ai deklaroi se një këshillë e tillë duhet të jetë në përputhje me qëllimin e Izraelit, i cili përfshin shkatërrimin e grupit militant palestinez.

 "Do të vazhdojmë fushatën tonë për shkatërrimin  e Hamasit, fushatë me të cilën SHBA-ja pajtohet me qëllimet strategjike të kësaj lufte, që nuk mund të përfundojë derisa Hamasi ende ekziston", tha zëdhënësi i qeverisë izraelite.

Levi shtoi se Izraeli po bën shumë përpjekje që të ndalohet dëmtimi i civilëve. 

"Ne nuk zgjodhëm fushën e betejës, Hamasi e zgjodhi fushën e betejës", theksoi zëdhënësi i armatës izraelite. 

Foto: Iks 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR