• e diel, 22 dhjetor 2024

Letonia dhe Lituania kërkuan përforcimin e krahut lindor të NATO-s nga "Vagneristët" në Bjellorusi

Letonia dhe Lituania kërkuan përforcimin e krahut lindor të NATO-s nga

Vilnus, 27 qershor 2023 (MIA) - Letonia dhe Lituania sot kanë apeluar deri te NATO që t'i forcojë kufijtë e tyre lindorë.

Thirrja erdhi si përgjigje ndaj frikës se kompania ushtarake private ruse "Vagner", e njohur nga lufta në Ukrainë dhe kryengritja e pasuksesshme në Rusi, së shpejti do të krijojë një bazë të re në Bjellorusi. 

Evgenij Prigozhini, shef i "Vagnerit", ka mbërritur në Bjellorusi. Mbërritja u ndërmjetësua nga presidenti i Bjellorusisë, Aleksandar Lukashenko, i cili i dha fund rebelimit mercenar të "Vagnerit" në Rusi të shtunën e kaluar. Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se ushtarëve të "Vagnerit" do tu ofrohet mundësi që të shkojnë në Bjellorusi. 

"Duhet ta shikojmë këtë lëvizje nga një kënd i ri sigurie. Jemi të njohur me aftësitë e atyre mercenarëve", tha ministri i Jashtëm letonez Edgars Rinkeviçs gjatë një vizite në Paris me homologët e tij baltik.

Ministri i Punëve të Jashtme të Lituanisë, Gabrielius Landsbergis, vuri në dukje shpejtësinë me të cilën "Vagner" përparoi drejt Moskës, duke udhëtuar qindra kilometra në një garë ditore drejt kryeqytetit. Sipas tij, ky indikator tregon se mbrojtja e shteteve baltike duhet të përforcohet mjaftueshëm . qa/shk/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR