Lekornu: Duhet të përgadisim ndihmë për Ukrainën dhe ta përforcojmë krahun lindor të NATO-s
- Nikoqiri i takimit në Paris i ministrave evropian të Mbrojtjes dhe përfaqësuesve të 20 vendeve evropiane ishte ministri francez i Forcave të Armatosura, Sebastien Lekornu.
- Post By Besnik Shuki
- 21:37, 19 qershor, 2023
Paris, 19 qershor 2023 (MIA) - Nikoqiri i takimit në Paris i ministrave evropian të Mbrojtjes dhe përfaqësuesve të 20 vendeve evropiane ishte ministri francez i Forcave të Armatosura, Sebastien Lekornu.
Takimi i përkushtohet përmirsimit të mbrojtjes së hapësirës ajrore evropiane, çështje e cila është posaçërisht aktuale për shkak të luftës ruse në Ukrainë.
"Lidhur me mbrojtjen kundërajrore, kemi dy obligime - të përgadisim ndihmë për Ukrainën dhe përgjithmonë ta përforcojmë krahun lindor të NATO-s dhe të kthehemi në bazat e njohura gjatë Luftës së Ftohtë, e të cilat janë tani aktuale", tha Lekornu.
Iniciativa e Parisit me siguri është reagim i projektit gjerman Mburoja evropiane e qiellit, që ka filluar në tetor, e duhet të bazohet në sistemet gjermane për mbrojtje ajrore me rrezeveprimi të shkurtë Iris-T, Patriotin amerikan me rrezeveprimi të mesëm dhe Shigjetën-3 amerikane-izraelite me rrezeveprimi të gjatë.
Mburoja e ardhshme evropiane e qiellit tashmë ka tërhequr 16 vende të NATO-s, duke përfshirë Britaninë e Madhe, vendet baltike, Belgjikën, Hollandën, Finlandën, Norvegjinë, si dhe Suedinë. bsh/