Lekorni: Demilitarizmi i Ukrainës është vijë e kuqe absolute për Evropën
- Demilitarizmi i Ukrainës, një nga kushtet e Rusisë për t'i dhënë fund pushtimit, është një "vijë e kuqe absolute" për evropianët, deklaroi sot ministri francez i Mbrojtjes, Sebastien Lekorni.
- Post By Qefsere Abduli
- 15:55, 9 korrik, 2025
Paris, 9 korrik 2025 (MIA) - Demilitarizmi i Ukrainës, një nga kushtet e Rusisë për t'i dhënë fund pushtimit, është një "vijë e kuqe absolute" për evropianët, deklaroi sot ministri francez i Mbrojtjes, Sebastien Lekorni.
"Vija jonë e kuqe absolute është delimitarizmi i Ukrainës", theksoi Lekorni në intervistën për javoren "Valur aktuel" para konferencës për rindërtimin e Ukrainës në Romë.
Ai shtoi se "duhet të jetë konsekuent".
"Nuk mund t’i mohojmë Ukrainës anëtarësimin në NATO, ndërsa në të njëjtën kohë të pranojmë që ajo nuk ka më armatë. Ukrainasit duhet të jenë në gjendje ta sigurojnë vetë sigurinë e tyre", deklaroi ministri.
Konferencën për rindërtimin e Ukrainës nesër do ta hapë kryeministrja e Italisë, Xhorxha Meloni dhe presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.
Kryeministri britanik Kir Starmer dhe presidenti francez Emanuel Makroni, i cili ndodhet për vizitë në Britaninë e Madhe, do të marrin pjesë në konferencë nga baza ushtarake britanike.
Qëllimi i konferencën është që t'i ndihmohet Kievit në luftë dhe në rindërtimin e vendit. Kjo është konferenca e katërt e këtij lloji, gjatë kohës kur mbështetja amerikane për Ukrainën është në rënie qa/
Foto: EPA