Lejkersët janë ekipi i parë këtë sezon me më pak se 15 për qind për treshen më shumë se 20 topa të humbur
- Los Anxhelos Lejkers mbrëmë në terrenin vendor kanë humbur nga Majami me rezultat 96:110.
- Post By Fami Bajrami
- 11:51, 4 janar, 2024
Los Anxhelos, 4 janar 2024 (MIA) - Los Anxhelos Lejkers mbrëmë në terrenin vendor kanë humbur nga Majami me rezultat 96:110.
Lejkersët kanë goditur vetëm katër nga 30 përpjekjet për tre pikë dhe kanë pasur 21 toa të humbur, me çfarë u bë ekipi i parë këtë sezon që bën më pak se 15 për qind të goditjeve të tyre për treshen dhe ka bërë më shumë se 20 topa të humbur në një ndeshje.
Lebron Xhejms ka përfunduar ndeshjen me 12 pikë, duke gjuajtur nga fusha 6 nga 8, duke përfshirë 0 nga 6 për treshen. Ai gjithashtu ka pasur 9 asistime, 6 kërcime dhe 2 topa të humbur. Entoni Dejvisi arriti 29 pikë (10 nga 17 nga fusha) 17 kërcime, 6 asistime, 5 bllokime goditjesh, 3 topa vjedhje dhe 5 topa të humbur.
Lejkersi ka pësuar humbjen e tretë radhazi dhe janë në vendin e 10-të në Konferencën Perëndimore të ligës NBA me një bilanc 17-18 (fitore-humbje. rq/
Foto: EPA