• e enjte, 30 janar 2025

Le Pen: Franca duhet ta ndjekë shembullin e Trampit për deportimet

Le Pen: Franca duhet ta ndjekë shembullin e Trampit për deportimet

Paris, 30 janar 2025 (MIA) – Liderja e ekstremit të djathtë të Francës, Marin Le Pen sot deklaroi se Franca duhet të ndërmarrë një qasje të ashpër ndaj vendeve që refuzojnë të pranojnë të dëbuarit, duke përmendur si shembull presidentin amerikan Donald Tramp dhe presionin e tij ndaj Kolumbisë që të pranojë deportimet.

Mediat britanike transmetojnë se Le Pen ka theksuar se Franca duhet të ndërmarrë masa të ngjashme ndaj Algjerisë, siç bëri Trampi ndaj Kolumbisë.

Ajo në intervistën për televizionin francez tha se Franca duhet të jetë "më agresive" me ish kolonitë si Algjeria, duke përdorur taktikat e Trampit për të vendosur sanksione dhe taksa për t'i detyruar të pranojnë dëbimet.

Sipas saj, nëse Algjeria nuk pranon të bashkëpunojë, Franca duhet të bllokojë transfertat e parave dhe të suspendojë vizat për algjerianët dhe liderët e tyre politikë.

Le Pen theksoi se Trampi me sukses po zbaton këto masa në ditët e tij të para të detyrës dhe kritikoi ministrin e brendshëm francez, Bruno Retajo se nuk ka bërë mjaftueshëm për emigracionin.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR