• e premte, 05 dhjetor 2025

Lazarini: Uria në Gazë mund të zgjidhet me një vendim politik

Lazarini: Uria në Gazë mund të zgjidhet me një vendim politik

Bled, 2 shtator 2025 (MIA) – Uria në Rripin e Gazës mund të ndalet me vetëm një vendim politik, deklaroi sot njeriu i parë i Agjencisë së KB-së për refugjatët palestinezë – UNRVA (UNRWA), Filip Lazarini, në Forumin Strategjik në Bled. 

Ai gjatë kësaj paralajmëroi se “mungesa e empatisë” ndaj palestinezëve solli atmosferën e “mosndëshkimit” në enklavën e shkatërruar. 

“Ndonjëherë kam ndjenjën se kemi thënë gjithçka për Gazën, se nuk kemi më fjalë që të përshkruajmë se në çfarë vuajtje kalojnë njerëzit aty”, tha Lazarini në forum. 

Humanisti zviceran është në krye të agjencisë e cila ka 12 mijë të punësuar në enklavën palestineze. 

Presidenti amerikan Donald Tramp e ndaloi financimin e SHBA-së për UNRVA-në duke thënë se në të janë infiltruar elemente terroriste, ndërsa Izraeli ua ndaloi nëpunësve të tij të komunikojnë me personelin e tij. 

Llazarini thotë se “tashmë nuk ka vend të sigurt” në Gazë dhe se banorët e saj e dinë se mund të vriten kudo që janë, në spital, qendra shëndetësore, strehë të KB-së ose zonat e sigurisë të shprehura nga Izraeli. 

Mekanizmi botëror për vlerësim të sigurisë së ushqimit, agjencia e cila vlerësohet si organ për shpalljen e krizave me ushqim, konfirmoi drejt mesit të gushtit se në Gazë ka uri. 

Lazarini theksoi se uria në Gazë është shkaktuar plotësisht nga aktiviteti njerëzor dhe është “e qëllimshme” dhe se ndihma humanitare në enklavën palestineze u shndërrua në armë. 

Rreth gjysmë milionë njerëz momentalisht jetojnë në kushte të urisë në veri, por pa aksion vendimtar ai do të zgjerohet në jug të enklavës. 

“Kjo është uri që mund të zgjidhet me një vendim politik”, tha zvicerani. 

Gjëja më tronditëse në lidhje me Gazën, vazhdoi shefi i UNRVA-së, "është mungesa e jashtëzakonshme e veprimit dhe empatisë" që ka krijuar një mjedis "mosndëshkimi". Ky kombinim na bën "bashkëpunëtorë në krime për të cilat askush nuk do të jetë në gjendje të thotë më vonë se nuk i dinim, sepse ato po ndodhin para syve tanë". fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR