• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Lazarini: Rripi i Gazës është varrezë për fëmijët, fëmijët palestinezë janë një gjeneratë e humbur

Lazarini: Rripi i Gazës është varrezë për fëmijët, fëmijët palestinezë janë një gjeneratë e humbur

Gazë, 21 nëntor 2024 (MIA) - Drejtori i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për ndihmë të refugjatëve palestinezë (UNRVA), Filipe Lazarini tha se Rripi i Gazës është shndërruar në një "varrezë" për fëmijë, ndërsa fëmijët palestinezë janë "në prag të bëhen një gjeneratë e humbur".

"I vrasin, i lëndojnë, detyrohen të ikin dhe privohen nga siguria, edukimi dhe loja. Atyre u është vjedhur fëmijëria dhe janë në prag të shndërrimit në një gjeneratë të humbur, sepse kanë humbur edhe një vit shkollor", tha Lazarini në deklaratë me rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve, e cila shënohet më 20 nëntor.

Grupet palestineze dje bënë thirrje për aksione ndërkombëtare për të mbrojtur fëmijët në Gazë dhe në Bregun Perëndimor, duke përmendur "kushtet katastrofike humanitare". rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR