• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Lazarini paralajmëroi se me shumë gjasa do të ketë ndërprerje të punës së UNRVA-së në të gjithë Lindjen e Afërt

Lazarini paralajmëroi se me shumë gjasa do të ketë ndërprerje të punës së UNRVA-së në të gjithë Lindjen e Afërt

Nju-Jork, 1 shkurt 2024 (MIA) – Komisioneri i përgjithshëm i Agjencisë Palestineze për Refugjatë (UNRWA), Filip Lazarini, sot deklaroi se UNRVA me shumë gjasa nuk do të punojë në Rripin e Gazës dhe në Lindjen e Afërt deri në fund të shkurtit, nëse edhe më tej pezullohet financimi nga donatorët kryesorë.

Gjashtëmbëdhjetë nga 16 vendet donatore kanë vendosur të pezullojnë mbështetjen financiare pas pretendimeve izraelite se 12 të punësuar në UNRVA kanë marrë pjesë në sulmet e Hamasit në Izrael më 7 tetor. Që atëherë, agjencia ka pushuar nga puna nëntë punëtor. Hetimi i OKB-së mbi pretendimet e Izraelit është në vazhdim.

UNRVA njoftoi se janë anuluar donacione në vlerë prej 440 milionë dollarë.

Në Rripin e Gazës, gati dy milionë njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, varen nga strehimoret, ndihma ushqimore dhe kujdesi shëndetësor parësor nga UNRVA-ja.

UNVA është organizata më e madhe e ndihmës humanitare në Rripin e Gazës dhe 3.000 nga 13.000 punëtorët e saj janë ende duke punuar në mes të gjakderdhjes së vazhdueshme të luftës midis Izraelit dhe Hamasit.

Agjencia gjithashtu ofron ndihmë për refugjatët palestinezë në Bregun Perëndimor, Jerusalemin Lindor, Jordani, Liban dhe Siri. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR