Lazarini: Përderisa nuk gjenden mjete, do të vijojë vendim i paprecedent për shërbimet ndaj palestinezëve
- - Shefi i Agjencisë së KB-së për ndihmë dhe punë për refugjatët palestinezë (UNRWA), Filipe Lazarini, sot deklaroi se përderisa nuk gjenden mjete së shpejti, ndoshta do të duhet të marrë vendime të paprecedentë në lidhje me shërbimet që organizata u ofron refugjatëve palestinezë.
- Post By Fami Bajrami
- 13:01, 24 qershor, 2025
Berlin, 24 qershor 2025 (MIA) - Shefi i Agjencisë së KB-së për ndihmë dhe punë për refugjatët palestinezë (UNRWA), Filipe Lazarini, sot deklaroi se përderisa nuk gjenden mjete së shpejti, ndoshta do të duhet të marrë vendime të paprecedentë në lidhje me shërbimet që organizata u ofron refugjatëve palestinezë.
"Çdo javë po ndjekim qarkullimin e parave. Pa mjete shtesë, së shpejti do të më duhet të marr një vendim të paprecedentë që do të ndikojë në shërbimet tona për refugjatët palestinezë", deklaroi ai në Berlin, transmetuar nga mediat britanike.
Pasi që Izraeli hoqi bllokadën 78-ditore më 19 maj, për çdo ditë në Gazë hyjnë rreth 60 kamionë me ndihma, që, sipas organizatave humanitare, është shumë më poshtë minimumit të nevojshëm për të përmbushur nevojat themelore të popullsisë. rq/
Foto: arkivi i MIA-s