• e martë, 10 shtator 2024

Lazarini: Njerëzit e uritur në Rripin e Gazës ndalojnë kamionë të KB-së, e marrin ushqimin dhe menjëherë e hanë

Lazarini: Njerëzit e uritur në Rripin e Gazës ndalojnë kamionë të KB-së, e marrin ushqimin dhe menjëherë e hanë

 Gjenevë, 14 dhjetor 2023 (MIA)  -  Komisari i përgjithshëm i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë me Refugjatët Palestinezë (UNRVA), Filipo Lazarini, sot deklaroi se njerëzit e uritur po ndalojnë kamionët me ndihma humanitare në Rripin e Gazës dhe shtoi se gjithnjë e më e vështirë të sigurohet ndihmë për civilët për shkak të turmave përpara strehimoreve.

 "Njerëzit ndalojnë kamionë me ndihma humanitare, e marrin ushqimin dhe menjëherë e e hanë, deklaroi Lazarini për gazetarët në Gjenevë, raportojnë mediat britanike.

 Lazarini shtoi se në Gazë ka gjithnjë e më shumë njerëz të uritur dhe se punonjësit humanitarë të KB-së gjithnjë e më shumë po takojnë njerëz të cilët "nuk kanë ngrënë një, dy ose tre ditë".

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR