• e hënë, 23 dhjetor 2024

Lazarini: Gaza është ferri mbi tokë

Lazarini: Gaza është ferri mbi tokë

Gazë, 12 dhjetor 2023 (MIA)- Shefi i Agjencisë së KB-së për refugjatët palestinez (UNRVA), Filip Llazarini sot deklaroi se Rripi i Gazës është "ferri mbi tokë", pasiqë e vizitoi këtë territor palestinez i cili qe dy muaj gjendet nën sulmet e vazhdueshme raketore nga armata izraelite.

"Kthimi në Gazë, tragjedia është keq e më keq. Njerëzit janë gjithkund, jetojnë në rrugë, u mungon gjithçka. Luten që të sillen në vende të sigurta dhe për fundin e këtij ferri në tokë. E kërkojmë të pamundurën nga kolegët tanë, në këtë situatë të pamundshme", shkroi Llazarini në platformën X.

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit palestinez që sundon me Gazën, zgjatë tashmë 67 ditë.

Asambleja e Përgjithshme e KB-së po voton sot një rezolutë jodetyruese për një "armëpushim urgjent humanitar", pasi një rezolutë e ngjashme nuk u miratua javën e kaluar në Këshillin e Sigurisë.

Draft- rezoluta bën thirrje për mbrojtje të civilëve, qasje deri te ndihma humanitare dhe lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të pengjeve të marra në Rripin e Gazës më 7 tetor, në ditën e parë të luftës, kur ekstremistët palestinez të udhëhequr nga Hamasi e sulmuan pjesën lindore të Izraelit.

Siç vlerësohet, në këtë dokument më së shumti përsëritet forma e shkruara në Rezolutë që nuk është miratuar për shkak vetos së SHBA-së, anëtare konstante e Këshillit të sigurisë dhe aleat i Izraelit. ss/

Foto: arkivi MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR