Lazarini akuzoi Izraelin për "skemën më mizore dhe më makiaveliane të vrasjeve" në Gazë
- Drejtori i Agjencisë së KB-së për Refugjatët Palestinezë (UNRWA), Filip Lazarini akuzoi Izraelin për hartimin e "skemës më mizore dhe makiaveliane të vrasjeve" në Gazë, duke komentuar vrasjen e nëntë fëmijëve që prisnin në radhë për ushqim.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 16:50, 11 korrik, 2025
Gazë, 11 korrik 2025 (MIA) - Drejtori i Agjencisë së KB-së për Refugjatët Palestinezë (UNRWA), Filip Lazarini akuzoi Izraelin për hartimin e "skemës më mizore dhe makiaveliane të vrasjeve" në Gazë, duke komentuar vrasjen e nëntë fëmijëve që prisnin në radhë për ushqim.
"Nuk ka rrugëdalje. Zgjedhja e tyre është midis dy vdekjeve: urisë ose të shtënave. Skema më mizore dhe makiaveliane e vrasjeve, me pandëshkueshmëri të plotë", tha Lazarini për X.
Ai theksoi se normat dhe vlerat e së drejtës ndërkombëtare po "varrosen" dhe paralajmëroi se mosveprimi dhe heshtja përbëjnë bashkëfajësi.
"Nën mbikëqyrjen tonë, Gaza është bërë një varrezë për fëmijë dhe njerëz të uritur... Mosveprimi do të sjellë edhe më shumë kaos", porositi Lazarini.
Ai theksoi se është koha për veprim dhe bëri thirrje për armëpushim në Gazë.
Në afërsi të qendrës për ndihmë të Fondacionit Humanitar për Gazën (GHF në Rafah, janë vrarë dhjetë palestinezë, ndërsa 16 janë plagosur, konfirmuan sot burime spitalore dhe banorë vendas. Të plagosurit janë dërguar në Spitalin Naser aty pranë pasi u qëlluan, siç thekson Al Xhezira, kanë shtënë snajperë izraelitë.
Foto: UNRWA në X